200 lekë kastraveci në Tiranë, fermeri: E japim 40 lekë/kg te grumbulluesi
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se në vendin tonë, ka në total një numër prej 260 pikash grumbullimi. Nga këto, shumica dërrmuese, rreth 181 prej tyre, janë pika grumbullimi që funksionojnë për mbledhjen e frutave dhe perimeve. 60 pika janë për grumbullim të bimëve mjekësore dhe aromatike si dhe 12 të tjera për blegtorinë, ndërsa janë dhe 5 pika me objekt të papërcaktuar qartë.
Fermerët dorëzojnë prodhimin e tyre te pika e grumbullimit. Zakonisht, grumbulluesit kur marrin prodhimin te fermerët, nuk paracaktojnë çmimin e blerjes së produktit. Pasi marrin prodhimin, grumbulluesit e magazinojnë duke bërë ambalazhimin për eksport jashtë vendit apo dhe shitje për tregjet brenda vendit. Pasi, gjejnë treg, grumbulluesit njoftojnë fermerët për çmimin me të cilin do të blejnë prodhimin që e kanë grumbulluar disa ditë më herët.
Gurim Oshafi, fermer nga Berati tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se produktet që prodhojnë po i japin shumë lirë te grumbulluesit, ndërkohë që te konsumatori ky produkt shkon me çmim disa fish më shumë. Ai bëri thirrje që shteti të ndërhyjë për të bërë një balancim të fitimit të vërtetë mes fermerit, tregtarit dhe konsumatorit.
“Kastravecin, që është një produkt konsumi, po e shesim 400-500 lekë, ndërkohë që në tregun e Tiranës shkon në 2 mijë lekë. Jemi 3 hallka të një zinxhirit; fermerë, tregtarë, konsumatorë, këtu dëmtohen 2 hallka, fermer dhe konsumator dhe fitimi është i madh te tregtarët. Këtu duhet të ndërhyjë shteti për të bërë balancimin e këtij fitimi, se vërtetë konsumatori po e blen 2 mijë lekë, por fermeri 400 lekë të vjetra po e shet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës