3 destinacione interesante që duhen vizituar në rrethinat e Shkodrës

15 Qershor 2021 | 19:00

Përveç qytetit, Shkodra ka destinacione interesante edhe në rrethinat e saj, të cilat mund të qasen lehtësisht me makina apo dhe biçikleta.

Emisioni “Udhëtarët” në Euronews Albania solli të martën në vëmendje të paktën tre pika tejet të veçanta për t’u vizituar jo shumë larg qytetit veriperëndimor të Shqipërisë.

Shpella e Gajtanit

Shpella e Gajtanit, Shkoder

Shpella e Gajtanit, një monument natyre, vendbanim i hershëm i kohës së paleolitit, ndodhet rreth 12 kilometra në lindje të qytetit të Shkodrës. Atje mund të shkohet lehtësisht për më pak se 20 minuta me makinë përgjatë rrugës rurale Shkodër-Gur i Zi-Gajtan.

Me një hyrje të ngushtë, por me hapësira të mëdha përbrënda, shpella është e veçantë për faktin se mendohet të ketë qenë e banuar në epokën e gurit.

Disa fise kanë jetuar aty teksa dominonte matriarkati ku gruaja kishte rolin dominant të prijëses së grupit. Prijësa mendohet se kishte një vend të veçantë tip poltrone guri ku ulej. Pamjet e brendshme të shpellës u ekspozuan në emisionin “Udhëtarët”.

Qyteti i lashtë i Gajtanit

Qyteti i lashte e Gajtanit, Shkoder

Jo shumë larg shpellës ndodhen rrënojat e një prej qyteteve më të lashta ilire, qytetit të Gajtanit themeluar pikërisht nga fiset që në lashtësi jetonin në shpellën e Gajtanit. Rrugëtimi për në rrënojat arkeologjike nuk është i vështirë teksa nëpër tokë mund të gjehen lehtësisht mbetje enësh balte.

Një rrugëtim që mund të të sjellë pas në kohë pasi është i njëjti që në lashtësi bënin fiset ilire për të lëvizur nga shpella në qytet. Shpella mendohet se në periudhën e hekurit u kthye në strehë për rastet kur qyteti mund të sulmohej.

Qyteti ndërkohë qe fortifikuar dhe fakti për këtë janë rrënojat e mureve të tij rreth 3.5 metra të gjera. Arkeologët mendojnë se qyteti i Gajtanit ka qenë i zhvilluar kryesisht në prodhimin e enëve të baltës, të cilat eksportoheshin deri në Koman atje ku janë gjetur gjithashtu vendbanime të tjera ilire.

Vizita e rrënojave të qytetit të Gajtanit është një miks mes një udhëtimi për arkeologji dhe ecjeje për të soditur natyrën.

 Fshati Zogaj

Fshati Zogaj, Shkoder

Fshati Zogaj, rreth 13 kilometra në perëndim të Shkodrës (në vazhdim të rrugës së Shirokës), është një fshat buzë liqenit që njihet për peshkimin, zejtarinë me tezgjah dhe natyrën e bukur.

Në kufi me Malin e Zi, Zogaj ofron për turistët mikëpritjen, mundësinë për të soditur liqenin, mjedisin përreth dhe traditat e ruajtura me kujdes siç janë punimet e qilimave me tezgjah.

Fshati ka rrugica të ngushta të shtruara me kalldrëm. Njësoj si në qytet, edhe këtu oborret e shtëpive janë me lulebore, trëndafila apo livandë, ndërsa buzë liqenit mund të gjeni dhe lokale fantastike nga ku mund të shijohet peizazhi i liqenit.

Punishte artizanale ne Zogaj te Shkodres

Për të pasionuarit pas peshkimit apo kundrimit të shpendëve, Zogaj ka mundësi pafund. Ndërkohë që për vizitorët e thjeshtë një xhiro me varkë nuk duhet humbur.

Nëse ju pëlqejnë udhëtimet dhe eksplorimi i zonave të reja mos e humbni emisionin “Udhëtarët” me Loneta Prognin dhe Renaldo Salianjin çdo ditë nga ora 17:00.

LEXONI GJITHASHTU:

“Udhëtarët” nisin rrugëtimin e parë nga “djepi i kulturës”, Shkodra

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arti i qilimave dhe sexhadeve nga duart e grave kuksiane, trashëgimia që jeton

Inside Albania i Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, këtë herë udhëtoi drejt Kukësit për të vizituar një ndërmarrje sociale, ku disa gra të qytetit...
17:22 | 15/02/2025

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqenen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe...
10:54 | 07/02/2025