3 mijë gra të dhunuara në vit, shumica e denoncimeve për dhunë fizike dhe seksuale 

7 Dhjetor 2022 | 16:39

Këto fotografi të kryera nga një fotograf i huaj janë dëshmi e zhvillimit të barazisë gjinore në vendin tonë ndër vite.

Fatkeqësisht, edhe pse në 2022, gratë dhe vajzat, janë më shpesh viktimë e dhunës.

“Nëse më parë gratë që denonconin ishin 50-60 vjeç dhe kishin vite që e duronin dhunën, shohim që fasha është ulur, kemi 20-30-40 vjeçe këto janë ato grupmosha që denoncojnë më shpesh. Kjo d.m.th që gratë nuk e trajtojnë më dhunën si diçka private që ngel brenda mureve të shtëpisë”, thotë Ejnxh Pepa, koordinatore e linjës “alo 116”.

Vetëm për vitin 2022, mbi 3000 gra dhe vajza kanë kërkuar ndihmë, pasi ishin të dhunuara, jo vetëm nga bashkëshorti, por dhe familjarë të tjerë.

16 ditët e aktivizimit ndaj dhunës bënë bashkë të rinj të grupmoshave të ndryshme. Secili tregoi mbi dhunën që janë hasur më shpesh.

“Dhuna sot po degradon në çdo lloj forme. Shoh që bullizojnë njëri-tjetrin, e hasim çdo dite. Mua nuk më ka ndodhur. Për të ardhur keq është se shumica e përkrahin dhe nuk flasin”, thotë një vajzë.

Edhe pse të rinj në moshë, ata u bëjnë thirrje të gjithëve që të reagojnë para se të jetë shumë vonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026