4 atraksione që nuk duhet t’i humbisni në Fushë-Arrëz
Fushë-Arrëzi një qytet në veri të Shqipërisë, 23 kilometra larg Pukës – rreth 35 minuta me makinë,– është gjithashtu një vend që ofron atraksione të shumta turistike që ja vlejnë absolutisht të vizitohen. Tashmë është e qartë, veriu i Shqipërisë është një parajsë alpine për të gjithë ata që duan ajrin e pastër, peizazhet mahnitëse malore dhe si dhe kurorat e pyjeve të shumta që rrethojnë këto qytete dhe japin mundësi të shumta për ecje, ndalesa në burime të kristalta ujore dhe mbi të gjitha, mbushin mushkëritë e vizitorëve me ajër tejet të munguar në metropolet ku jetojmë.
Këto janë disa nga atraksionet turistike të Fushë-Arrëzit, të cilat nuk duhet t’i humbisni.
Frutat e Pyllit

Sigurisht klima alpine lejon për prodhimin e frutave nga më të ndryshmet duke filluar nga boronica, mjedra por edhe dredhëzat. Frutat rriten më Bjeshkë e më pas transportohen në qytet për tu mbledhur në Pikën e Grumbullimit të Frutave të Pyllit, Fushë-Arrëz që më pas furnizon të gjithë tregun vendas por edhe atë të eksportit. Këto magazina bëjnë edhe lëngje të ndryshme tejet të shëndetshme prej frutave të pyllit që sigurisht, për këdo që ja di mirë vlerat këtyre frutave dhe ushqimeve organike në përgjithësi, Fushë-Arrëzi është një pikë ndalimi perfekte për të provuar dhe pse jo për të bërë një furnizim të shpejtë me këto prodhime bio.
Ujëvara e Kryeziut

Rreth 5 kilometra në veri të qytetit të Fushë-Arrëzit, kjo ujëvarë ndodhet në fshatin me po të njëjtin emër, i cili është pjesë e 100 fshatrave turistike që ofrojnë vende të shumta mbresëlënëse për këdo që e do natyrën. Ajo ndodhet në përroin e Oroshit që rrethohet prej shkëmbinjve magmatik. Kjo ujëvarë përrallore ka dy pragje me 3-4 metër lartësi secili dhe dy pellgje me thellësi mbi 1 metër. Për të gjithë ata që gjenden në Pukë ose Fushë-Arrëz, kjo ujëvarë nuk duhet humbur dhe është lehtësisht e arritshme me anë të rrugës Fushë Arrëz-Kryezi. Kjo ujëvarë ofron mundësinë për t’u larë në ujërat e saj të kristaltë por edhe për ato ditë kur temperaturat nuk janë mjaftueshëm të larta, zona ofron guva të shumta natyrore dhe shkëmbinj përrallor që nuk duhen humbur.
Punuesit e drurit

Zona e Fushë-Arrëzit është e rrethuar me pyje të larta sidomos të pemës së pishës, ndaj sigurisht në këtë qytet nuk kishin si të mungonin dru punuesit të cilët me shumë mjeshtri të trashëguar brez pas brezi krijojnë punime artistike prej druri duke filluar nga gdhendja e drurit e deri tek teknikat e hershme të pirografisë, të cilat lejojnë të vizatohet mbi sipërfaqet e drurit me anë të djegies. Sigurisht, këto teknika bëjnë të mundur që punishtet dhe dyqanet në këtë zonë të ofrojnë suvenire të ndryshme si edhe punë me porosi.
Flija

E si mund të mungonte ky ushqim tradicional i veriut të Shqipërisë që sigurisht në Fushë-Arrëz është trashëguar brez pas brezi dhe vazhdon të gatuhet me dashuri dhe përsosmëri në mënyrën tradicionale në saç dhe në furrën e drurit. E përbërë prej dhjetëra petësh brumi, gjalpit dhe kremit të qumështit të vendosura në kate njëra mbi tjetrën, kjo pjatë tradicionale duhet të provohet të paktën një herë në jetë pasi asgjë nuk mund të krahasohet me të.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos