4 destinacionet që nuk duhen humbur nga Malësia e Madhe
Vitet e fundit turizmi malor ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm duke e kthyer zonën e Malësisë së Madhe ndër destinacionet më të kërkuara si për kureshtarët vendas, por veçanërisht edhe për të huajt që duan të përjetojnë nga afër madhështinë e Alpeve Shqiptare.
Në skajin më verior të Shqipërisë ndodhet fshati i Vermoshit rreth 1,100 metra mbi nivelin e detit. Por veriu i Shqipërisë ka plot për të ofruar edhe më përpara se të mbërrini atje.
Ballkoni mbi Leqet e Hotit
Teksa përshkoni Leqet e Hotit duhet të ndaloni për pak çaste tek ballkoni i qelqtë, i cilësuar shpesh si “Ballkoni i Veriut” për të shkrepur foton më të mirë panoramike në këtë zonë në një lartësi prej afro 750 metrash. Më poshtë, duken ujërat e kristalta të lumit Cem ndërsa përreth pyjet e dendura.

Ura e Tamarës
Mbi lumin Cem, ndodhet ura e famshme e Tamarës, e cila mendohet se është ndërtuar në Shekullin XIII në nder të bashkëshortes së Pashait të Shkodrës. Ura është restauruar disa herë, por duke ruajtur plotësisht origjinalitetin e saj. Zbritja nga ura në lumin Cem nuk duhet humbur, për të provuar të paktën njëherë të laheni nëse do të mund të laheni në ujërat e akullta të Cemit.

Kanionet Selcës
Një tjetër ndalesë që nuk duhet ta shmangni janë Kanionet e Selcës, i njohur si fshati i bukurive të fshehura për shkak të ujëvarës magjepsëse të Sllapit, peizazheve të pashoq dhe shpellave të shumta të kanionit më të madh të Kelmendit.

Shtëpia mbi Qershi
Në Vermosh, mbi pemën e një qershie, ndodhet një shtëpi krejt ndryshe nga çfarë mund të keni parë, pasi aty natyra bëhet e prekshme vetëm më një të zgjatur të lehtë të dorës.

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos