40 mijë vizitorë në 2023, Kolonja vuan mungesën e akomodimit të turistëve

15 Janar 2024 | 16:42

Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turistike në vend, për bukuritë që ofron, traditën, e në mënyrë të veçantë për trashëgiminë e kulturës që ka treva e njohur.

Nga njëri në vit në tjetrin është shtuar numri i turistëve vendas e të huaj. Vitin e kaluar është dyfishuar numri i turistëve dhe vizitorëve, e gjithë kjo ka ardhur e për shkak të investimeve të kryera në veçanti në fshatrat turistike.

Fluksi i turistëve ka rritur merakun e kryetarit të Bashkisë, i cili thekson se numri i akomodimeve mbetet ende i ulët.

“Jemi pak më shumë se dyfishuar nga 2022 e mbi trefishuar nga 2021. Besoj se viti tjetër se do jetë dyfishi i dyfishit dhe meraku që kam është sa jemi gati të presim numrin e mundshëm të turistëve. Po ndërrojmë këndvështrim. Jo si të bëjmë reklamë që njerëzit të na vijnë por si të shkojmë drejt cilësisë, rritjes së numrit të akomodimeve. Numri është por a i ofrojmë atë që duhet? Është gati dyfish numri i qëndrimit ai i kalimit”, tha Erion Isai, kryebashkiaku i Kolonjës.

Ky është Edi Bilo, një nga operatorët më të njohur të zonës. Rritja e numrit të turistëve në resortin e tij e ka detyruar të rrite edhe kapacitetin akomodues.

“Më shumë lindi si nevojë për hir të së vërtetës. Numri i turistëve si të huaj dhe vendas ka qenë në rritje, numri i tyre është trefishuar. Me hapjen e hotelit të ri e shohim se jemi më të ngarkuar. Të dyja llojet e turistëve janë. Turistët vendas vijnë nga Shqipëria e mesme, një pjesë edhe nga veriu, kurse turistët e huaj dominojnë gjermanët, çeke, polake “,-u shpreh Eldi Bilo.

Erseka si dhe fshatrat e shumtë turistikë kanë mirëpritur afro 28.000 turistë ndërkohë që numri i vizitorëve i ka kaluar shifrat e 40.000.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026