40 vite këpucar në Levan, Albert Mataj ruan me fanatizëm zanatin e mësuar që 16-vjeç

17 Janar 2024 | 16:50

Zanatet në Shqipëri sa vjen dhe po zhduken. Të paktë janë ata që i ruajnë me fanatizëm e vazhdojnë ti ushtrojnë. Një ndër ta është një këpucar në Levan, i cili prej 4 dekadash ushtron këtë profesion.

Çdo ditë, Albert Mataj, një nga këpucarët e vjetër të qytezës së Levanit shkon ne dyqanin e tij ku pret klientet. Prej më shumë se 40 vitesh ai ushtron të njëjtin profesion, të cilin e mësoi prej mjeshtrave të asaj kohë.

“Une kete profesion e kam nisur qe ne vitin 81′ dhe e kam ushtruar pa u shkeputur pra qe nga mosha 16 vjecare. Ky ka qene edhe si pasion por edhe si nxenes ekonomie keshtu funksiononte. Une e kam filluar si nxenes dhe kam mesuar nga ustallaret e vjeter ketu”, tha këpucari Albert Mataj.

Për shumëkënd, puna e këpucarit duket e rëndë, por për Alberin, të punosh e jetosh me dinjitet është më e rëndësishme se gjithcka në jetë.

“Kam ndjere kenaqesi ja kam pare edhe frutet kesaj pune. Ne kohen e pare ka qene i vleresuar si profesion vecanerisht ne kohen e kaluar por edhe tani. Ne kemi jetuar mire. Po edhe me riparime por kryesisht me porosi per ata qe kam kliente”, tha këpucari Albert Mataj.

Alberti thekson se profesionin e merr me vete kudo, e për këtë arsye i bën thirrje të rinjve që ti mësojnë zanatet.

“Kete profesion nuk po e dashuron me njeri. Mirebta mesojne por edhe po nuk e ushtrove po ta kesh ore. Qofte kete profesion qe kam une qofte edhe profesione te tjera. Te rinjte po shkojne ne profesione te tjeravte internetit”, tha këpucari Albert Mataj.

Zanati i kepucarit ka mbijetuar ne shekuj por tani duket se ata qe merren me kete pune janë të paktë. Megjithatë zanaxhinjtë e vjetër thonë se vlera dhe cilësia e punës së dorës janë të pakrahasueshme dhe mbart vlera të veçanta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026