452 botime origjinale, ekspozohet koleksioni i biblave në Bibliotekën Kombëtare

2 Dhjetor 2025 | 18:35

Katër vepra të Shën Augustinit, biblat e para të shtypura në alfabet arab, një botim i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve janë mes botimeve të rralla të ekspozuara në Bibliotekën Kombëtare nga Koleksioni i Biblave që ruhen në këtë institucion. 

Për herë të parë, publiku shqiptar ka mundësinë të shohë nga afër 452 Bibla dhe tekste biblike, një pjesë e konsiderueshme botime origjinale që datojnë nga mesi i shekullit XV deri në shekullin XIX.

Është një ekspozitë mjaftë e veçantë sepse është koleksion impresionues biblash që fillojnë nga 1400, janë 8 të tilla e më pas vijon deri në ditët tona. Është e ndarë në dy pjesë.  Janë bibla që vijnë nga Venecia, Roma, Parisi, Belgjika, pjesa e dytë lidhet me historikun tonë që është përkthimi i shkrimve të shenjta në shqip. Janë tekstet e para në gjuhën shqipe që nga Buzuku, Bogdani e Budi që janë të ekspozuara këtu dhe deri te përkthimi i Vangjel Meksit e kështu me radhë”, tha Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

Në mesin e tyre gjenden botime të para të shtypit europian.

“Në një cep të ekspozitës janë Biblat e para me alfabet arab, që mban vulën e Bushatllinjve. Janë ikunabla dhe janë në latinisht dhe janë biblat në greqisht. Është një ekspozitë jo fetare që synon të tregojë një pjesë të rëndësishme të asaj trashëgimie kulturore të pasur që ne kemi dhe njëkohësisht një ekspozitë  që dëshmon lidhjet tona të vjetra me  qytetërimin evropian”, shtoi Piro Misha.

Pjesa e dytë i kushtohet një kapitulli të rëndësishëm të historisë së gjuhës shqipe: përpjekjeve për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë.

“Përkthimi i shkrimeve të shenjta në shqip është një fazë e rëndësishme e emancipimit tonë kombëtar sepse dëshmohet që gjuha jonë ishte e aftë të përkthente shkrimet e shenjta”, shprehet kështu Misha.

Në mesin e eksponateve ndodhen edhe botimet e Konstantin Kristoforidhit, i cili përktheu Dhjatën e Re në të dy variantet e shqipes gegnisht dhe toskërisht – në vitet 1868–1869. Ekspozita do të jetë e hapur për  publikun deri më datën 19 dhjetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi

Dokumenti i ri i qeverisë, “Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030”, i miratuar dhe publikuar në...
20:08 | 08/07/2026

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)

Të shohësh shtetas të huaj të punësuar në Shqipëri nuk është më një fenomen i pazakontë. Vitet e fundit, bizneset kanë gjetur zgjidhje te punonjësit...
19:44 | 08/07/2026

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
19:31 | 08/07/2026