“500 mijë € nga llogaria e Elvanës”, Softa: Bankat mbajnë përgjegjësi për këto shuma
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo shumë parash që kalon nga një bankë te tjetra, apo nga një llogari te tjetra, nëse është më e madhe se 10 mijë euro, duhet njoftuar sektori i pastrimit të parave.
Ai komentoi zbardhjen e bisedave mes Erzen Breçanit dhe të birit ku i tregon këtij të fundit se si Ervin Mata i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.
Në këto raste sipas Softës, nëse transaksioni do të ishte realizuar, duhet të kërkohej hetim dhe për bankën.
“Supozohet që të gjitha llogaritë, nëse kalojnë nga një llogari te tjetra janë llogari të cilat duhet të mbahen nën kontroll. Nëse flasim që këngëtares i kërkuan që të kalonte 500 mijë euro, atëherë si paska 500 mijë euro një këngëtare dhe si i kalonka këto shuma?! Çdo shumë që kalon një vlerë të caktuar duhet të njoftohet. Përveç deklaratës, çdo shumë që kalohet nga një bankë te një tjetër, nga një llogari te një tjetër, mbi një vlerë të caktuar, flasim mbi 10 mijë euro, duhet të njoftohet sektori i pastrimit të parave dhe nëse ky sektor nuk është njoftuar, cila bankë e ka bërë?! Duhet kërkuar hetim për bankën. Prandaj bankat duhet të jenë subjekt i kontrollit të herëpashershëm dhe mbase dhe të hetimit,” – u shpreh Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë