Pesë të vdekur në Shqipëri nga COVID-19
Pesë qytetarë kanë humbur jetën dhe 410 të tjerë janë infektuar me virusin e COVID-19 në 24 orë.
Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila shton se numri i të shëruarve mbetet më i lartë se rastet e reja.
Konkretish janë 552 qytetarë, të cilët e kanë mposhtur me sukses agresivitetin e coronavirusit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5236
Shkodër 1507
Durrës 1084
Fier 1081
Vlorë 864
Lezhë 713
Elbasan 620
Berat 455
Korçë 313
Kukës 276
Gjirokastër 271.
Aktualisht janë 195 pacientë që po marrin trajtim në spitalet COVID, ndërsa 15 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shqipëria që nga fillimi i pandemisë ka raportuar për 2,548 të vdekur, ndëra numri i rasteve aktive ka shkuar mbi 12 mijë.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të marrinë vaksinën mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe për këtë arsye edhe muaji shtator është cilësuar si muaji i hapur i vaksinimit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat