72 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 555 të prekur në total, nga të cilët 52 personel mjekësor

5 Prill 2020 | 14:05

Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë një numër të lartë personash të prekur nga COVID-19, teksa vetëm ditën e sotme janë identifikuar 72 raste të reja. Në total numri i të prekurve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 555, nga të cilët 52 janë personel mjekësor.

Ndërkohë, një tjetër person ka humbur jetën ditën e sotme duke e çuar numrin total të viktimave në 18.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara është në Shkup, ku janë identifikuar 235 të prekur nga COVID-19 dhe pas tij vjen Kumanova me 114, ndërkohë që në Dibrën e Madhe, që dikur ishte vatër infeksioni, shifra e të prekurve nuk ka pësuar rritje duke mbetur në 49 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026