Maqedonia e Veriut regjistron 570 persona të infektuar me COVID-19

7 Prill 2020 | 05:34

Numri total i personave të infektuar me virusin COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Vetëm dje janë diagnostikuar edhe 15 raste të reja, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 21.

Por, krahas rritjes së numrit të të prekurve, deri tani në Maqedoninë e Veriut janë shëruar  27 qytetarë. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, qeveria ka vendosur masa të reja shtrënguese.

Gjatë ditëve të punës ora policore në gjithë territorin e shtetit do të nisë nga ora 16:00, ndërsa gjatë fundjavës do jetë karantinë e plotë, mbyllje 24 orë deri të hënën në orën pesë të mëngjesit. 

Pandemia globale e COVID-19 ka shkaktuar mijëra viktima në mbarë globin. Nuk janë të pakta vendet të cilat janë përballuar me vështirësi të madhe për shkak të fluksit të lartë të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026