Mjeku epidemiolog: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka rritje drastike të të prekurve, po realizojmë testime masive

8 Prill 2020 | 10:53

Epidemiologu Artan Simaku, solli në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania një panoramë të përgjithshme të situatës në Maqedoninë e Veriut.  Sipas tij rritja e numrit të të prekurve ka ardhur gradualisht dhe jo në mënyrë të menjëhershme.

“Rezultatei i numrit të pacientëve të identifikuar si pozitivë me COVID-19 është 599 në total. Dje kemi patur 29 raste të reja pozitive dhe në vazhdimësi çdo ditë numri është dinamik dhe i ndryshueshëm.  Kurba po shkon në mënyrë lineare duke u rritur. Nuk kemi ndonjë rritje drastike, por numri ndryshon dita-ditës. Për momentin në klinikën Universitare të Sëmundjeve Infektive janë mbi 60 raste. Në gjendje të rëndë respiratore kemi 9 raste dhe me frymëmarrje të asistuar kemi 12 raste. Të tjerët po e përjetojnë klinikisht më lehtë”, tha Smaku. 

Mjeku epidemiolog u shpreh dhe se aktualisht në Maqedoninë e Veriut po bëhen testime masive.  Krahasuar me Shqipërinë, shteti fqinj ka më shumë të prekur me coronavirus dhe më pak të shëruar. Aktualisht Maqedonia e Veriut ka 30 të shëruar, ndërsa Shqipëria 154.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026