Mjeku nga Dibra i prekur nga COVID-19: U infektova pasi vizitova një fëmijë

8 Prill 2020 | 14:59

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shtuar dhe 18 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë. Numri i të shëruarve ka arritur në 25, ndërsa të vdekur në total janë 29 persona.

Shkupi mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve, ku janë diagnostikuar gjithsej 261 raste, ndërsa pas tij vjen Kumanova, ku janë zbuluar 130 raste deri më tani.  Në vetizolim janë 10 414 qytetarë. Që nga përhapja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 617 persona.

Arben Agolli, mjek në Dibër, është një prej personave që është infektuar me COVID-19, por për fatin e tij të mirë në testet e fundit ka rezultuar negativ pas 20 ditë qëndrim në shtëpi. Tashmë, ai ndodhet në fazën e fundit të rikuperimit ku duhet të qëndrojë në shtëpi dhe për 14 ditë.

“Unë jam mjek pediatër dhe si karakter jam njëri i gjallë dhe nuk rri dot në vend, por nuk kisha ccfarë bëjë isha i detyruar që të rrija në shtëpi. Nuk kam pasur asnjë lloj simptome. Jam infektuar gjatë vizitës së një fëmijë që ishte i prekur bashkë me prindërit”, tregon mjeku për Euronews Albania.

Ai tregon se mjekët i kanë rekomanduar një terapi që e ka ndjekur pavarësisht se nuk ka pasur simptoma. Edhe për ushqimet, thotë se është munduar që të konsumojë prodhime bio. Por, përvecc tij në familje ka qenë i infektuar dhe djali i tij, pasi një koleg i tij ka rezultuar i prekur.

“Pasi të dalë dhe testi i tretë negativ, shpresoj që nga e hëna të rikthehem në punë. Me aq sa kam arritur që të lexoj, kam kuptuar se nuk ka imunitet të përjetshëm ndaj këtij virusi dhe kur të rikthem do të përdor mjete mbrojtëse”, deklaroi z. Agolli.

Apeli i tij është që të mos krijohet panik por të tregohen të përgjegjshëm dhe të mbajnë distancën sociale për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026