Ishte prekur nga COVID-19, ndërron jetë lehona 27-vjeçare në RMV

9 Prill 2020 | 13:38

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 663 të prekur bashkë me rastet më të fundit.

Në 24 orët e fundit, mësohet se janë realizuar 341 testime të reja nga ku kanë rezultuar 46 persona pozitivë.

12 prej rasteve të reja janë regjistruar në Shkup, 13 në Kumanovë, një në Tetovë, dy në Strugë si dhe në disa qytete të tjera.

Sa i takon numrit të viktimave, gjatë ditës së enjte është shënuar viktima e 30-të. Bëhet fjalë për një 27-vjeçare, e cila sapo ka sjellë në jetë një fëmijë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kumanovë, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për shqiptare.

Ndërkohë në total, deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 6 571 persona të dyshuar për COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026