4 orë me ish-krerët e UÇK, Pacolli: 3 shtete kanë dhënë garanci, pres lirimin e tyre
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për Euronews Albania se 3 shtete kanë dhënë garanci për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
“Unë e di se tre shtete kanë dhënë miratimin për pranimin e të paraburgosurve, nëse gjykata ose gjyqtari vendos që ata të lirohen në liri. Nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare, unë nuk mund të them dot asgjë”, u shpreh z. Pacolli, teksa shtoi se pret që ata të lirohen.
Ish-presidenti rrëfeu edhe 4 orët e takimit me ish-krerët e UÇK, ku tha se ata ishin mirë dhe se të gjitha akuzat ndaj tyre janë të pavërteta.
“I pashë të tre, Veseli, Thaçi, Selimi, të gjithë ishin mirë. Kalova 4 orë më ta dhe u ktheva. Ishte një ndjenjë e bukur të qëndroje me ta, por u mërzita kur i lashë në fund”, tregoi z. Pacolli.
“I demoralizoi fakti që procesi gjyqësor fillon në diku në prill në maj, gabim i presidentit dhe institucioneve ne përgjithësi. Ne nuk kemi reaguar’, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat