Filloi ‘RinOn’ në Euronews Albania, programi që vendos politikën përballë të rinjve

15 Tetor 2021 | 21:39

Filloi në “Euronews Albania” emisioni më i ri “RinOn”, i cili pason projektin e sezonit të kaluar “RinVote”, që erdhi në këtë ekran në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mjedisi ishte tema e parë, në një kohë kur ndryshimet klimatike janë shpallur emergjencë ndërkombëtare por në Shqipëri ndjeshmëria nuk duket e njëjtë.

Dy të rinjtë Diogjen Kolici dhe Eridjola Biba drejtuan pyetje ndaj zv/ministres së Mjedisit Ornela Çuçi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Përfaqësuesja e mazhorancës shpjegoi cilët janë dy sektorë që ndikojnë në ndotjen e ajrit.

“Dy probleme të mëdha kemi ne me ndotjen e ajrit që monitorojmë. Transporti dhe ndërtimi,” – deklaroi Çuçi.

Ndërsa deputetja e opozitës deklaroi se nga qeveria nuk është bërë asgjë për ta përmirësuar këtë tregues.

“Kjo qeveri fasadë që pretendon se ka bërë diçka për mjedisin, e ka bërë për t’u marrë atyre shëndetin. PD ka bërë propozimin për inceneratorët. Të luftojmë kundër aferave korruptive, reforma e parë,” – tha Ulliri.

Menaxhimi i mbetjeve ishte një tjetër çështje që ngjalli debat.

“Kemi bërë rrugë për në BE, por nuk menaxhojmë dot mbetjet. Pse masat e para dështuan,” – ishte kjo pyetja që ngriti Eridjola Biba.

“Ka ende problem me mbetjet, sepse vijmë nga një kulturë e mosmenaxhimit të mbetjeve dhe po punohet që ato të përfundojnë në një kosh dhe në një pikë fundore,” – u përgjigj zv. ministrja Çuçi.

Ndërkohë që deputetja Andia ulliri tha se ligjet ekzistojnë por nuk zbatohen.

Por a është gjetur balanca mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit?

Pyetjen e Diogjen Kolicit zv. ministrja e cilësoi ‘1 milion dollarësh.

“Duhet ruajtur natyra. Duhet përdorur një ekuilibër, ta mbrojmë Vjosën, apo ta shfrytëzojmë siç duhet, apo të rrimë pa drita dhe të kthehemi në epokën e gurit,” – komentoi Çuçi.

I konceptuar si një program që vendos politikën përballë të rinjve, “RinOn”, është një partneritet i Kongresit Rinor Shqiptar, fondacioneve Konrad Adenauer dhe Fridrisch Ebert, me televizionin Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote

Izmira Ulqinaku, kandidate e “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak Shkodër tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se mandati i Bardh Spahisë i fituar nga...
19:50 | 05/05/2023

Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka është shprehur i  bindur se do të fitojë zgjedhjet e14 majit. Në një intervistë për RinVote”...
20:50 | 28/04/2023

Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e  Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “RinVote” në...
20:13 | 28/04/2023