Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe: Prej 10 ditësh nuk kemi asnjë rast të ri falë disiplinës së qytetarëve
Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, zoti Hekuran Duka në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania tregoi se si është situata momentale atje, ku prej 10 ditësh nuk ka patur shfaqje të rasteve të reja me COVID-19.
“Siç dihet Dibra nga data 13 mars deri më 11 prill ka qenë në karantinë, në shtetrrethim. Deri më tani është kontrolluar çdo hyrje dhe dalje prej kontrolleve policore në Dibër. Dibra funksiononte në minimumet e veta, punonin vetëm marketet që furnizonin popullatën me ushqime dhe farmacitë, si dhe ndërmarrjet prodhuese që bënin eksportin dhe importin e mallrave të tyre. Të gjithë dyqanet e tjera dhe zejtaritë ishin të mbyllura. Të gjithë këto aktivitete, të gjithë këto masa të cilat i mori qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shkonin në facvor të asaj që të pengohej përhapja e virusit COVID-19 në rajonin tonë”, tha Duka.
Ai tregoi se prej ditës së djeshme janë liruar masat e karantinës.
“Është hequr masa e gjendjes së krizës dhe tani jemi në masa të jashtëzakonshme, të cilat janë masa të përgjithshme që vlejnë për të gjithë shtetin e Maqedonisë së Veriut. Në Dibër ka nisur të gjallërohet edhe ekonomia lokale sipas një protokolli dhe një orari të caktuar, tashmë edhe dyqanet do të hapen në bazë të disa rregullave edhe ato do të fillojnë të funksionojnë”, tregon kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe.
Prej 10 ditësh sipas tij nuk ka raste të reja me coronavirus të vërtetuara, ndërsa numri i të shëruarve vjen çdo ditë në rritje.
“Për momentin mbetemi në numrin 49 të të infektuarve, 4 prej të cilëve fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Nga 29 persona që po merrnin mjekim në shtëpi, ditën e djeshme janë shëruar edhe 13 persona të tjerë. Shihet një stabilitet që është kontribut i të gjithë qytetarëve, të cilët me përpikmëri dhe disiplinë të veçantë i respektuan masat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë parandaluese për mospërhapjen e coronavirusit. Gjendja është më stabël dhe shpresojmë të jemi në fundin e kësaj pandemie”, tha zoti Hekuran Duka në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit