Karantinohet qeveria në RMV, u takuan me kryetarin e Kumanovës i cili rezultoi pozitiv
Kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij Bujar Osmani do të vetizolohen pasi një ditë më parë janë takuar me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.
Në izolim do shkojnë edhe disa ministra, përfshirë atë të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të Arsimit Arbër Ademi.
Një pjesë e kabinetit qeveritar do të duhet të izolohen derisa të testohen nëse janë bartës ose jo të coronavirusit.
Ditën e djeshme kreu i komunës së Kumanovës zhvilloi një mbledhje me shtabin e krizës, ku morën pjesë e edhe kryeministri dhe ministrat e sipërpëmendur, të cilët gjithsesi kanë pohuar se edhe gjatë kësaj mbledhjeje kanë respektuar dhe zbatuar të gjithë protokollin mbrojtës.
Në Maqedoninë e Veriut numërohen 1081 persona të prekur me COVID-19, 104 vetëm 24 orët e fundit. Ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në 46.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti