Mocion mosbesimi ndaj Zaev, opozita në RMV dorëzon nismën me 61 firma

8 Nëntor 2021 | 19:15

VMRO-DPMNE dorëzoi sot në kuvend nisëm për shkarkimin e kryeministrit Zaev.

Partia më e madhe opozitare i kishte dhënë ultimatum Zaevit për dorëzimin e dorëheqjes, por mungesa e këtij veprimi shtyu opozitën që me 61 nënshkrime të deputetëve të fillojë nismën për shkarkim.

Nga ana tjetër, edhe pse vetë Zaev premtoi dorëheqje, reagimi i tij ishte disi konfuz, pasi shkroi se shkarkimi i tij rrezikon bashkëjetesën, marrëdhëniet me fqinjët dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Të enjten është caktuar seanca për votimin e mocionit të mosbesimit.

Vendim i Zaev për t’u tërhequr nga kryesimi i qeverisë, por edhe i Lidhjes Social-Demokrate, është refuzuar njëzëri nga partnerët, mes tyre edhe partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), si dhe Lëvizja Besa.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026