Shtohen rastet në RMV, Kumanova dhe Shkupi vatër e COVID-19, vetëizolohet kabineti qeveritar

17 Prill 2020 | 11:55

Shifrat e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut kanë shkuar në mbi 1000 qytetarë të prekur nga COVID-19. Një ditë më parë u konfirmua pozitiv edhe kryetari i Kumanovës, komuna e dytë për nga numri I të prekurve në RMV. Nga takimet e zhvilluara prej tij me një pjesë të kabinetit qeveritar, dyshohet se kryeministri Spasovksi, zëvendëskryeministri Osmani, por edhe disa ministra mund të jenë infektuar.

Deri në kryerjen e testimeve, ata do të qëndrojnë në vetëizolim. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi është një prej të izoluarve, ndërsa ai ka folur në Euronews Albania për situatën që po mbretëron në Maqedoninë e Veriut.

Ministri tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asnjë shenjë të COVID-19. Sipas tij, gjatë takimit në Kumanovë me Shtabin e Krizës, kabineti qeveritar ka respektuar protokollin e ministrisë së Shëndetësisë dhe gjasat që të jenë të infektuar janë shumë të pakta.

“Me shëndet jemi shumë mirë dhe nuk ka diçka të jashtëzakonshme, edhe pse në bisedë e sipër me epidemiologët, u konstatua se rreziku është i vogël që të jemi infektuar, për të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar që ishim pardje në mbledhje në Kumanovë me Shtabin e Krizës së Kumanovës. Gjatë këtyre ditëve, kemi vendosur që të gjithë ne të punojmë nga shtëpia dhe t’i kryejMë detyrat tona të përditshme dhe të zakonshme. Të gjitha protokollet e ministrisë së Shëndetësie janë respektuar nga ana jonë, kemi pasur maska, doreza dhe kemi mbajtur distancën”, tha ai.

Ai tha se akoma nuk e ka kryer testin dhe vijon të kryejë detyrimet ditore, pavarësisht se ndodhet i vetëkarantinuar në shtëpinë e tij.

“Jo nuk e kemi kryer testin se behët fjalë për një kohë shumë të shkurtër nga takimi që kemi pasur. Do të presim deri ditën e martë, duke parë edhe zhvillimet që do ndodhin. Deri të martën në këtë situatë do jemi dhe do punojmë nga shtëpia”,  shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026