Në Kumanovë prej nesër maskat dhe dorëzat të obligueshme

21 Prill 2020 | 12:56

Për shkak të gjendjes së rëndë në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut shkaku i përhapjes së shpejtë të virusit Korona, Qeveria ka vendosur që të bëjë të obligueshme vendosjen e maskave dhe dorëzave në këtë qytet. Ata që nuk e respektojnë këtë urdhër, do të gjobiten. Shumica e qytetarëve të Kumanovës janë të njoftuar me vendimin e Qeverisë.

“I kam vendosë prej sot unë. I mbaj rregullisht për vete”, deklaroi një qytetar.

 “Po, mbrëmë e kam lexuar në Fejsbuk se patjetër e kemi të mbajmë maska dhe dorëza prej nesër e tutje”, deklaroi një qytetar tjetër nga Kumanova.

Qytetarët kërkojnë që maskat të jenë falas, pasi që janë të detyrueshme dhe nuk gjinden në treg.

“Duhet të jenë falas pasi edhe ashtu nuk mund të blihen gjithkund”, deklaroi një qytetar i Kumanovës.

Qyteti i Kumanovës është qyteti me numrin më të lartë të personave të vdekur si pasojë e virusit Korona në Maqedoninë e Veriut. Nga gjithsej 54 raste të personave të vdekur si pasojë e virusit, 13 vijnë nga Kumanova.

Në mesin e të infektuarve është edhe kryetari i kësaj komune. Ai ka bërë thirrje të kjo komunë të vendoset në karantinë të plotë sikurse që ishte Dibra, mirëpo deri më tani autoritetet nuk e kanë parë të arsyeshme që  ky qytet të shkojë në karantinë të plotë. Vlen vetëm detyrimi për vendosjen e maskave dhe dorëzave prej ditës së nesërme.

Maskat dhe dorëzat do të jenë të obligueshme edhe për banorët e Tetovës dhe Prilepit ku ka një tendencë të rritjes së numrit të të infektuarve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026