Kreu i Institutit të Shëndetit Publik në RMV Shaban Memeti: COVID-19 arrin kulmin në fund të prillit
Rastet e të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur duke u shtuar. Deri tani në të gjithë vendin kanë humbur jetën 55 qytetarë, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 1231 persona.
Kumanova mban vendin e parë për numrin e viktimave, ndërsa sa i takon numrit të të prekurve, ajo renditet e dyta, pas Shkupit. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti.
Ai paralajmëroi se pandemia globale në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijë kulmin e saj në fund të këtij muaji. Gjatë fjalës së tij, zoti Memeti ftoi qytetarët që të respektojnë masat e caktuara nga autoritetet shtetërore.
“Në 24 orët e fundit nga testet e bëra kanë rezultuar shtatë pozitivë, numri me COVID-19 shkon në 1231 në nivel shteti. Kumanova është e dyta për COVID-19 në nivel shteti. Qeveria ka vendosur masa të veçanta. Kemi kufizime të transportit publik. Kemi përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura. Tani, këto ditët e fundit kemi një numër më të vogël, dje kishim 18, sot kishim shtatë, por kjo nuk do të thotë se virusi është zhdukur. Ne jemi në një fazë më kritike të COVID-19, pavarësisht se numrat nuk janë të mëdhenj. Ne presim që fundi i prillit të ketë raste më të shprehura (shtuara). Kështu është vlerësimi i epidemiologëve. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e institucioneve”, tha ai.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë