Radhë të gjata në pediatri, prindërit presin me orë të tëra për të vizituar fëmijët
Radhët e prindërve që presin të vizitojnë fëmijët në urgjencën e pediatrisë të Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë janë shumë të gjata.
Ata presin me orë të tëra me fëmijët me temperaturë në krahë dhe tregojnë se stafi mjekësor e ka të pamundur të përballojë fluksin.
“Ka radhë ka një dendje, s’ke vend për të lëvizur, ndërkohë që flitet që ka shumë viroza”, thotë një prind.
Dhe kjo nuk është situata e një dite të vetme në QSUT. Euronews Albania bëri një vëzhgim disa ditë rresht dhe fluksi ishte po njësoj.
Pushimet e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, e përkeqësuan edhe më tej gjendjen. Qendrat shëndetësore ishin të mbyllura, me përjashtim të 3 prej tyre, që janë caktuar nga Ministria e Shëndetësisë me shërbim 24 orësh.
Qytetarët vijnë nga zona të ndryshme të Tiranës, pasi nuk gjejnë zgjidhje në qendrat ku jetojnë.
“Kam ardhur nga Kamza, e çova te spitali në Kamëz, nuk e pranuan dhe më sollën me ambulancë këtu se ka temperaturë”, tregon një prind.
Edhe të hënën më 29 nëntor, sërish ditë pushimi zyrtar për pjesën tjetër të sistemit të shëndetësisë, radha e prindërve që presin me fëmijët sëmurë është e gjatë.
“Kam prit të paktën një orë se ka shumë fëmijë, nuk është faji i mjekëve, ka shumë fëmijë”, thotë një prind.
“Kam dy orë që pres radhën se janë shumë fëmijë, dy mjekë janë, ka dy orë ishte nr 24, tani është 100. Do pres çfarë do bëj…te privati nuk ja dal dot”, tregon një prind.
Edhe një ditë më pas, pavarësisht se është ditë pune për qendrat shëndetësore, prindër dhe gjyshër me fëmijët e tyre presin te dera e urgjencës.
Nga stafi mjekësor na u tha se askush nuk mund të prononcohet dhe as të bëjë një apel që prindërit të drejtohen në qendrat shëndetësore për të shmangur këtë situatë në Pediatri. Asnjë reagim nuk pati as nga drejtoria e spitalit apo Ministria e Shëndetësisë.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë