Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut: Rritja e numrit të testimeve ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19
Në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 41 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 1300. Nga ana tjetër edhe numri i personave të shëruar është rritur ndjeshëm. Javën e kaluar edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por testet e sotme treguan se tashmë e ka kaluar edhe ai virusin. Negativ kanë rezultuar edhe Kryeministri Oliver Spasovski dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, të cilët kishin takuar kryetarin e Kumanovës javën e kaluar.
Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Arben Ziberi, tregon për Euronews Albania se si është situata e përgjithshme në shtetin fqinj.
“Është vërejtur një ulje e personave të prekur nga COVID-19 duke bërë një krahasim me javët e shkuara. Sot vetëm 26 persona kanë rezultuar pozitiv në Maqedoninë e Veriut. Tashmë vetëm 5% e personave të testuar kanë rezultuar pozitiv, ndërsa më parë mbi 10% e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Kjo tregon që këtë javë kemi patur një rënie të rasteve të diagnostifikuara me COVID-19”, u shpreh Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut.
Arben Ziberi shtoi se rritja e numrit të testimeve ka ndikuar në uljen e numrit të personave të prekur nga virusi.
“Edhe numri i të shëruarve është dukshëm më i lartë në krahasim me javët e shkuara. Megjithatë jemi ende herët për të dhënë rezultate të qarta, por java që vjen do të na tregojë se ku jemi realisht me situatën. Në këtë situatë ka ndihmuar gjurmimi epidemiologjik, po ashtu numri i madh i testimeve. Këto janë shumë të rëndësishme për zvogëlimin e numrit të personave të infektuar. Kumanova është qyteti që ka patur vatrën më të madhe të personave të prekur nga COVID-19. Në Kumanovë numri i të prekurve është 355”, tha Zyberi.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar