‘Omicron dominant në Shqipëri’, anëtari i Komitetit Teknik: Në fund të janarit, piku i infektimeve
Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në Shqipëri aktualisht është dominant varianti Omicron.
Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT nënvizoi se infektimet pritet të kenë pikun në fund të janarit.
Mjeku tha më tej se janë shumë të rëndësishme masat reja anti-COVID të vendosura nga autoritetet shqiptare për të të ndaluar përhapjen e kësaj sëmundjeve.
“Omicron do të bëjë të mundur që COVID-19 të kthehet në një sëmundje e lehtë dhe jetë si një gjendje gripale. Duhet të respektohen masat anti-COVID, si duhet të shihet për variantet e tjera që mund të dalin”, u shpreh mjeku.
Nga data 4 janar të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe ata të qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit në vendet e tyre të punës, ose nëse nuk e kanë duhet të dorëzojnë tampon negativ çdo javë.
Për ata që nuk e kanë bërë vaksinën, por e kanë kaluar sëmundjen, e vlefshme mund të jetë dhe certifikata e shërimit që lëshohet nga autoritetet shëndetësore.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat