Protestë e transportuesve në RMV, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit
Mbi 200 maunë, furgonë e autobusë protestuan para Qeverisë me bori, të revoltuar ndaj vendimit për rritjen e akcizës së çmimit të karburantit për tre denarë. Transportuesit të organizuar në shoqatën “Makam Trans” i ranë borive në shenjë paralajmërimi për protestë tjetër nëse çmimi i karburantit nuk bie.
“Kërkojmë që shpenzimet e regjistrimit të automjeteve të shtyhen, dhe kemi kërkesë edhe për kthimin e mjeteve që i paguajmë për rrugët, pasi tani nuk i shfrytëzojmë, të ketë mundësi për kompensim. TVSH-të e të gjitha kompanive të transportit të kthehen menjëherë sepse në këtë mënyrë nuk do të kemi nevojë të marrim kredi, por do t’i përdorim paratë tona”, deklaroi Biljana Muratovska, përfaqësuese e “Makam trans”.
Por Qeveria dhe ministri i transportit mendojnë ndryshe. Ministri i transportit Goran Sugarevski thotë se Maqedonia i ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon dhe se kështu nuk iu bën ndonjë dallim të madh transportuesve.
“Rritja e akcizës është për shkak të solidaritetit, për shkak të qytetarëve dhe nuk përbën ngarkesë shtesë. Çmimi i naftës, për momentin është më i ulët për 20 denarë krahasuar me janarin dhe shkurtin dhe me uljen e sotme është më e ulët në 20 vitet e fundit. Një argument tjetër i rëndësishëm është se çmimi I naftës tek ne është më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit”, deklaroi Goran Sugarevski, Ministër i Transportit
Transportuesit thonë se puna u është reduktuar për 70%, prandaj edhe i propozojnë Qeverisë që ta mbushë buxhetin nëpërmjet tatimit progresiv, e jo nëpërmjet rritjes së çmimit për karburant. Në shoqatën “Makam Trans” bëjnë pjesë 1500 transportues të mallrave.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë