Rritet numri i të shëruarve në RMV, kreu i Shëndetit Publik tregon parashikimet e ekspertëve mbi kurbën e COVID-19
Situata me pandeminë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, përpos shifrave të larta të të prekurve, është përmirësuar ndjeshëm. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 89 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm në 589, ndërkohë që numri total I të infektuarve ka arritur në 1421.
Numri i viktimave ka shkuar në 71, ku së fundmi ka humbur jetën edhe një 47-vjeçar. Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë nëse vendi do të izolohet që nga dita e enjte, pas kërkesës së bërë nga Komisioni për Sëmundje ngjitëse.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me “skype” me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik në RMV, Shaban Memeti. Teksa bëri një pasqyrim të situatës në Maqedoninë e Veriut, z. Memeti tha se nga fillimi i muajit maj pritet që numri i rasteve me coronavirus të bjerë poshtë numrit dhjetë.
“Numri i përgjithshëm me COVID-19 në nivel shteti është 1421, nga këto 589 të shëruar apo të trajtuar dhe nuk kanë COVID. Kemi 71 të vdekur, ndërsa dje kemi pasur numrin më të madh të të vdekurve. Kemi 761 raste që janë me COVID-19 aktivë. Tani, sot është dita e katërt apo e pestë se kemi numrin më të vogël. Këto ditë nuk kemi raste mbi 30 apo 40. Konsiderohet një përmirësim i mirë gjatë këtyre ditëve, kështu edhe vlerësimet e Komisionit të Sëmundjes Ngjitëse, që do të kemi deri në fund të prillit do të kemi ulje të rasteve me COVID-19. Propozimi i djeshëm i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse drejtuar qeverisë së RMV-së ishte që të kemi akoma kufizime për datën 1, 2 dhe 3 maj. Shuarja natyrale nga vlerësimet është që do të kemi një zhvillim pozitiv në negativitet të rasteve nëse numri i tyre do të jetë poshtë numrit dhjetë. Ne presim që nga fillimi i majit të ulet”, tha ai.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë