COVID-19, Maqedonia e Veriut shënon bilanc pozitiv
Maqedonia e Veriut vijon të ketë një bilanc pozitiv sa i takon rasteve të reja me COVID-19 dhe të shëruarve. Në 24 orët e fundit nga testimi i 279 personave vetëm 21 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë shëruar 38 pacientë me coronavirus, ku 19 prej tyre në Shkup, 9 në Strugë, 4 në Manastir, 3 në Tetovë dhe 3 në Gostivar. Në total numri i të shëruarve ka shkuar në 627 persona.
Pavarësisht se aktualisht bilanci vijon të jetë pozitiv, numri i të prekurve në total mbete ende më i lartë se i atyre që janë shëruar, pasi aktualisht numërohen 742 persona pozitivë me COVID-19.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur dhe tri raste fatale të humbjes së jetës, duke e çuar numrin e viktimave në total në 74 persona.
Deri tani Maqedonia e Veriut ka kryer në total mbi 16 mijë testime, një numër ky shumë herë më i lartë se sa testimet e kryera në Shqipëri që janë rreth 8 mijë.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë