Anulohet matura shtetërore në Maqedoninë e Veriut, kjo nuk i penalizon studentët në regjistrimin në universitet

1 Maj 2020 | 09:59

Maqedonia e Veriut ka marrë vendimin për shfuqizimin e maturës shtetërore. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Arber Ademi i cili theksoi se ky vendim nuk do të jetë pengesë për maturantët që të regjistrohen në universitete, pasi edhe vetë nxënësit e kanë kërkuar një gjë të tillë.

“Të gjithë ata nxënës të arsimit të mesëm të cilët do të duhet të përfundojnë këtë vit shkollor 2019-’20 e të cilët brenda afatit të përcaktuar ligjor janë paraqitur për të dhënë provimin e maturës shtetërore, do të pajisen me diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm, e cila do të ketë vlerën e maturës shtetërore, maturës shkollore apo provimit përfundimtar. Në këtë mënyrë do të mund të rregullojmë çështjen e vazhdimit më tej në studime themelore, respektivisht në institucionet e arsimit të lartë”, tha ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi.

Ministri Ademi tha se viti shkollor 2019-’20 do të mbyllet më 10 qershor, e deri atëherë nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore por mësimi do të zhvillohet në distancë, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga COVID-19.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse nxënësit do të kthehen në shkollë në 1 shtator. Sipas ministrit Ademi po shqyrtohen disa mundësi, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që edhe viti i ardhshëm shkollor të nis më mësimin në distance, në rast se gjendja nga COVID-19 nuk përmirësohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026