Gjobë 20 euro kush nuk mban maskë në RMV

1 Maj 2020 | 12:54

Prej sot në Maqedoninë e Veriut kush del në vende publike pa maska do të gjobitet me 20 euro. Edhe  pronarët e bizneseve që lejojnë qytetarët të futen në objektet e tyre pa maska, do të dënohen me mbi 2000 euro, dhe do ketë gjoba edhe për personat përgjegjës edhe për kompaninë.

Bëmë një inspektim nëpër rrugët e Shkupit për të parë se sa respektohet ligji.

“E kam me vete maskën po ja që ende nuk e kam vendosë. Por, duhet të vendoset. Mendoj se është thjeshtë formalitet por megjithatë duhet respektuar rekomandimet, pavarësisht sa është apo nuk është e vërtetë”, deklaroi një qytetar i Shkupit.

“Po, e di. Ja e vendosa. Ndoshta është si masë preventive që ta ruajmë veten dhe të tjetër”, deklaroi një qytetare tjetër. 

“Besoj se do të pengohet virusi nëse i mbajmë të gjithë. Kemi shpresa se do të pengohet”, vlerëson një qytetar tjetër që e intervistuam.

Qytetarët që i kapi kamera jonë kryesisht mbanin maska, por kishte edhe një numër të madh të atyre që nuk kishin, dhe në momentin që shihnin kamerën largoheshin nga objektivi.

Të dhënat e 24 orëshit të fundit lidhur me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut janë inkurajuese, dhe duket se virusi është dobësuar ndjeshëm për shkak se ka gjithnjë e më shumë të shëruar. Vetëm sot janë regjistruar edhe 69 pacientë të shëruar dhe kështu numri total i të shëruarve është 807. Janë regjistruar edhe 29 raste të reja, por përsëri numri i të infektuarve aktiv është 606, që do të thotë se ka 201 persona më shumë të shëruar se sa të infektuar.  Janë shënuar edhe katër raste të vdekjes duke çuar numrin total të të vdekurve në 81. Të ndjerit janë në moshë prej 55 deri 87 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026