Maqedonia e Veriut njeh rezultate mbresëlënëse për COVID-19
Maqedonia e Veriut prej disa ditësh vijon të ketë një numër të ulët të rasteve të reja me COVID-19. Nga 249 teste të kryera në 24 orët e fundit vetëm 5 kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.
Nga ana tjetër vijon me ritme të larta numri i pacientëve të shëruar, ku vetëm gjatë ditës së fundit janë kuruar 95 persona, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 945.
Shqetësuese në Maqedoninë e Veriut mbetet numri i lartë i viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona duke e çuar numrin e fataliteteve me COVID-19 në 84 persona.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1511, numri i pacientëve të rikuperuar është 945, numri i të ndjerëve është 84, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 482. Në spitalin “8 Shtatori” një pacientë 94-vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë , i cili ka qenë i hospitalizuar në spital që në 28 Prill , ndërsa sot instituti regjistroi një paciente 69-vjeçare nga Struga, e cila ndërroi jetë më 29 maj rrugës për në spitalin e Ohrit”, bëhet e ditur nga ministria e Shëndetësisë në RMV.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë