Studentët: Nëse nuk shtyhen, zgjedhjet në universitete do t’i çojmë në gjykatë
Zgjedhjet në universitete për rektorë dhe senat janë kthyer në çështje serioze dhe studentët duket se nuk do ta tolerojnë zhvillimin e tyre në gjendje të fatkeqësisë natyrore.
Marash Logu dhe Migen Qiraxhi nga nisma Qëndresa Qytetare i thanë Euronews Albania se janë duke punuar që të gjejnë mundësitë ligjore për ta dërguar këtë çështje në gjykatë, pasi siç thanë ata, mbajtja e zgjedhjeve më 12 qershor është në kundërshtim me frymën kushtetuese.
Logu, student i drejtësisë, kujtoi se qeveria e ka zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.
“Kushtetuta thotë që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk mund të mbahen zgjedhje për organet më të rëndësishme të shtetit, besoj se njësoj për organe më pak të rëndësishme të hierarkisë shtetërore nuk mund të mbahen, ndaj Ministrja e Arsimit duhet t’i shtyjë këto zgjedhje,” – analizoi Logu.
“Gjatë periudhës së tërmetit [nëntor 2019] kur fatkeqësia ishte lokale dhe vetëm 2 javore, zgjedhjet u shtynë, por ndërsa sot kur jemi 8 javë nga shtytja e universitetit dhe fatkeqësia është kombëtare, zgjedhjet nuk shtyhen,” – shtoi Qiraxhi i revoltuar, i cili u shpreh se “zgjedhjet nuk janë karrige, por bilanc dhe platforma se çfarë do të ndodhë 4 vitet e ardhshme”.
Zgjedhjet në universitete zhvillohen çdo katër vjet dhe studentët kanë 10 për qind të votës për të zgjedhur dekanin dhe rektorët, ndërsa vetë studentët përbëjnë 10 për qind të senatit akademik.
Aktualisht studentët e kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 12 qershor me faktin se nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka kushte që t’u mundësojë të gjithë studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrjen në zgjedhje.
“Për herë të parë po organizohen zgjedhje pa zgjedhës,” – theksoi Qiraxhi, i cili tregoi se po shqyrtonin të gjitha mundësitë që këtë çështje ta dërgonin në gjykata.
Ministria e Arsimit ka urdhëruar javën e shkuar rikthimin në auditorë gjatë muajin qershor vetëm të studentëve që diplomohen, ndërsa për vitet e tjera pas datës 25 gusht.
“Pra teknikisht më 12 qershor do ketë vetëm studentë që do të diplomohen, 60 për qind e studentëve dhe pedagogëve e kanë të ndaluar dhe të pamundur të shkojnë në auditorë. Ndërkohë që për 7 ditë fillon fushata dhe askush nuk ka për të qenë atje, kjo shton zemërimin e studentëve,” këmbënguli më tej Qiraxhi.
Lexoni gjithashtu:
Studentët në auditore për tri javë, ministrja e Arsimit tregon si do procedohet me universitetet
Pedagogu i Gazetarisë: Urdhri për rikthimin e studentëve në auditore, i papërgjegjshëm dhe fyes
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950