Kreu i Odës Ekonomike në RMV: Masat e qeverisë janë më shumë sociale për shkak të zgjedhjeve

5 Maj 2020 | 14:30

Bizneset në Maqedoninë e Veriut thonë se nuk kanë marrë ndihmën e duhur nga qeveria për të përballuar efektet e krizës së  COVID-19. Nebi Noxha, kreu i Odës Ekonomike në RMV, shprehet se,  ndihma duhet të jetë direkte dhe konkrete.

“Nuk jemi në situatë normale. Nëse nuk kemi qarkullim të lirë të konsumatorëve dhe përshtatje të masave të tyre rreth preventivës së coronavirus, impakti ekonomik do të jetë i madh. Mendojmë që masat që duhet të ndërmarrin qeveritë, është se duhet të jenë më të prekshme dhe më tepër në komunikim me biznesin sepse në teren situata nuk është e lakmueshme dhe kemi mjaft ankesa të bizneseve. Ashtu siç bie kurba e pandemisë ashtu duhet të kemi ngritjen e ekonomisë, që kompanitë që janë goditur të kenë likuiditet”, tha z. Hoxha për “Euronews Albania”.

Ai nënvizon se një prej kërkesave ka qenë që për lokalet dhe restorantet që janë goditur më rëndë të sigurohen pagat për punëtorët. Kreu i Dhomës Ekonomike në Maqedoninë e Veriut shpreh dhe një tjetër merak nisur nga fakti se vendi do të mbajë shumë shpejt zgjedhjet parlamentare.

“Jemi në prag të zgjedhjeve politike ku shumë masa janë më shumë sociale se sa ekonomike dhe mendojmë se fokusi e i qeverisë duhet të jenë më në interes të biznesit dhe ekonomisë. Masat nuk janë aq të qëndrueshëm, presim që në vazhdim të kemi rrugën e drejtë të masave sa i takon pjesës post pandemisë”, ka shtuar z. Hoxha.

Ai tha se, 60% e bizneseve punojnë me aktivitet të reduktuar dhe me numër punonjësish të zvogëluar. Këto shifra, shtoi z. Hoxha do të rriten nëse masat nuk janë adekuate. Z. Hoxha shprehet optimist nëse qeveria do të vendosi për hapjen e shpejtë të restoranteve dhe hoteleve.

“Ende nuk ka një datë, ka disa spekulime se javën që vjen do të nisë funksionimi i restoranteve dhe hoteleve, por ende nuk ka një deklaratë konkrete nga ana e qeverisë. Mendoj se me rihapjen e restoranteve do të kemi një zbutje të kësaj situate të vështirë, pasi të gjithë bizneset janë të lidhura indirekt me hotelerinë”, ka përfunduar kreu i Odës Ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026