Hapen dyqanet e Çarshisë në Shkup, pronarët: Dy muajt mbyllur na falimentuan

6 Maj 2020 | 14:38

Ka 20 vite që shet veshje, dhe 20 vite që jeton me të ardhurat modeste nga biznesi i tij, por për vetëm dy muajt e pandemisë, aq sa ka zgjatur mbyllja e detyrueshme e dyqanit, thuajse ka falimentuar. Ky është Rexhep Avdiu, pronar i një prej dyqaneve në Çarshinë e Shkupit, që ka traditë në shitjen e veshjeve klasike.

 “Ne jemi biznes i vogël dhe normalisht që te ne edhe një ditë mungesë për neve është edhe mungesë e punës. Çdo ditë presim mos do të bëhet më mirë. Koha për sa kemi qenë të mbyllur është e gjatë. Përafërsisht dy muaj. Dy muaj të mos veprosh, është normale që edhe humbjet ti kesh të mëdha. Nuk kemi hasë në asnjë mirëkuptim lidhur me pagesat për qira, rrymë.”, Rexhep Avdiu, pronar dyqani për tekstil

Tani, vetëm dy ditë pas rihapjes së dyqanit, është detyruar që të shesë prodhimet e tij me çmim më të ulët se sa vlera reale, vetëm për të mbuluar shpenzimet elementare.

“Është hera e parë që bëj kësi lloj zbritjeje. Për 90 për qind. Ju them sinqerisht se produktet i shes me çmimin me të cilin i kam blerë. Gjithë këtë po e bëj vetëm që biznesi mos të falimentojë.  Nëse më parashtroni pyetje se a kemi ndonjë plan se si do veprojmë, nuk është se kemi diçka në plan, por të gjitha shpresat i kemi tek Zoti dhe shteti”, Rexhep Avdiu, pronar dyqani për tekstil.

Rexhepi nuk ka besim tek masat e paralajmëruara të Qeverisë për ndihmë ndaj bizneseve të vogla për të cilat thekson se janë në formë kredie që duhet të kthehen. Kjo, sipas tij, e fut biznesin në borxhe edhe më të mëdha duke rrezikuar falimentimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026