Vështirësi për ilaçe, tek Onkologjiku mungojnë medikamentet për sëmundjet tumorale

11 Maj 2020 | 11:17

Krahas vështirësive për të shkuar në spital për shkak të epidemisë së coronavirusit, pacientët me sëmundje tumorale në Shqipëri përballen dhe me mungesën e medikamenteve.

Prej muajsh, në spitalin Onkologjik mungon Goserelina, medikament i detyrueshëm për këta pacientë. Si pasojë, pacientët detyrohen ta blejnë privatisht në farmaci, me një çmim të kripur.

Doza e nevojshme për një muaj e Goserelinës, kushton 9900 lekë të reja, ndërsa doza 3 mujore, kushton 32500 lekë, shifër e konsiderueshme për pacientët shqiptarë.

Drejtoresha e spitalit onkologjik, Silvana Çeliku, e shpjegon mungesën e ilaçeve me faktin se shteti ka buxhet të kufizuar.

“Në një shtet të vogël, me një buxhet të vogël, shpeshherë mund të kemi mungesa. Shpeshherë ka pasur mungesa për medikamentet e shtrenjta”, thotë znj. Çeliku.

Sipas saj, vështirësitë për të pasur medikamentet janë shtuar edhe për shkak të periudhës së kryerjes së tenderëve

“Ndoshta kjo periudhë përkon me kryerjen e tenderëve, ose ndoshta kufizimi i lëvizjeve”, thotë ajo.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë nuk i ka kufizuar tenderët e tjera, madje me një buxhet më të lartë se zakonisht dhe për këtë arsye tenderët e denoncuar si sekretë për situatën e pandemisë të zhvilluar po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026