Hapen xhamitë në Maqedoninë e Veriut, besimtarët falin namazin e drekës

12 Maj 2020 | 16:21

Pas gati dy muaj mbyllje për shkak të koronavirusit, sot u hapën sërish xhamitë në Maqedoninë e Veriut. Shumë besimtarë iu drejtuan objekteve të kultit për të falur namazin e drekës, të parin në xhami që nga fillimi i Ramazanit.

Megjithatë, besimtarët duhet t’i përmbahen protokollit të veçantë gjatë faljes në xhami. Maskat dhe distanca përkatëse janë të detyrueshme. Edhe pse xhamitë u hapën me vendim të Bashkësisë Fetare Islame, besimtarët do të mund t’i vizitojnë vetëm kur nuk është në fuqi ora policore. Kufizimi i lëvizjes do t’i mbajë xhamitë e mbyllura për 3 nga 5 namazet e ditës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar hapjen graduale edhe të një pjese të bizneseve, duke marrë parasysh rënien e numrit të rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut. Ministri Filipçe tregoi se cilat biznese do të përfshihen nga faza e parë e rikthimit në normalitet.

“Plani parasheh që gjatë kësaj javë të hapen dhe të hyjnë në funksion qendrat për edukim, trajnim dhe seminare të të rriturve, organizimin i mbledhjeve të organeve udhëheqëse, hapja e autoshkollave, qendrat për testim, trajnimet për sport në ambiente të hapura për sporte individuale, hapja e bastoreve përmes sporteleve si dhe hapja e qendrave tregtare, pa shërbime hotelerike”,tha ai. 

Në Maqedoninë e Veriut virusi COVID-19 ka infektuar gjithsej 1674 qytetarë, por sot ka vetëm 377 raste aktive. Janë shëruar gjithsej 1205 pacientë, ndërsa virusi korona ka marrë jetën e 92 personave.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026