COVID-19 rriti dhunën ndaj grave, ambasadoret Kim dhe Hastad forum me 13 organizata
Me vendosjen e masave kufizuese për COVID-19, në vendin tonë ka pasur raporte të ndryshme nga organizatat për mbrojtjen e grave se, ka pasur rritje të numrit të rasteve të dhunës me bazë gjinore. Pikërisht për të adresuar këtë shqetësim Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad organizuan një forum me 13 organizata që punojnë me këtë çështje.
Të dyja ambasadoret diskutuan mbi përpjekjet e shtuara të organizatave dhe sfidat e tyre në përgjigje të ndikimit që pandemia ka pasur në viktimat e dhunës me bazë gjinore, nga rreziku më i lartë i dhunës nga pjesëtarë të familjes, mungesën e mjeteve financiare për shkak të punësimit informal, rrezikun më të lartë të problemeve shëndetësore, deri tek rritja e vështirësive në qasjen ndaj drejtësisë për shkak të masave kufizuese.
Në prill, Linja Kombëtare për Gra dhe Vajza mori 975 telefonata raportuese krahasuar me 312 në prill të 2019-ës, dhe 90% e tyre morën shërbime mbështetëse nga organizatat vendore që punojnë me çështjet e dhunës me bazë gjinore. Ambasadoret bënë thirrje për nevojshmërinë e një përgjigjeje më gjithëpërfshirëse nga publiku dhe institucionet qeveritare, përfshirë edhe policinë, në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhënien e mbështetjes së nevojshme për viktimat e saj.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen