Ballkani rrezikohet nga një konflikt i ri, thotë Kurti  

21 Mars 2022 | 13:24

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Ballkani Perëndimor është në rrezik të një konflikti të ri pas situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë.

Sipas tij, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është “kukull e Kremlinit” që sundon një vend që “imiton Rusinë”.

Në një intervistë për ‘La Repubblica’, Albin Kurti thotë se sheh një përpjekje për të destabilizuar Ballkanin, pasi sipas tij, ndikimi i Putinit është shumë i fortë në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Sovjetik është transformuar në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj: Donbass, Krimea, Transnistria, Osetia e Jugut… Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një entitet serb subjekt në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e këtij vendi si dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Ai u shpreh i ashpër ndaj qëndrimeve të Serbisë karshi Rusisë, duke thënë “Serbia dëshiron paratë evropiane dhe armët ruse”.

“Dhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, ‘Defender Europe 2021’. Serbia në vend të kësaj mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në ’mburojën sllave’”, u shpeh Kurti.

Ai përsëriti se Kosova ka intensifikuar përpjekjet për anëtarësime euro-atlantike dhe se këto procese janë vendimtare për sigurinë e rajonit.

“Këtu janë tre kombe të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk është në NATO, por e ka NATO-n në vetvete (misioni paqeruajtës i KFOR-it, i cili ishte dhe do të kthehet në udhëheqjen italiane). Ne duhet të marrim një hap i mëtejshëm drejt partneritetit në Programin e Paqes të NATO-s: është vendimtar për sigurinë e rajonit”, u shpreh Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026