Salianji: 6 marsi votë anti-Basha, duhet bashkim real i PD
Vota e 6 marsit tregoi se kishte një ndjenjë anti-Bashë mes demokratëve.
Kështu tha deputeti demokrat Ervin Salianji në emisioni ‘Now’ në Euronews Albania, teksa shtoi se fakti që gjysma e votuesve opozitarë nuk shkuan të votojnë, tregoi një krizë besimi tek PD.
Sipas tij, që PD të tregojë kush është shumicë në zgjedhjet e ardhshme duhet t’i nënshtrohet një bashkimi real.
“PD jo vetëm duhet të bashkojë dy pjesët e përçara, por të shkojë edhe me tej duke afruar njerëz që janë larguar dhe personalitete nga shoqëria civile. Basha është votuar nga anëtarët e partisë, besova një proces një anëtar një votë në qershor që u pranua pa asnjë kontestim. E mbështeta derisa të kishte një provë, derisa erdhi 6 marsi. Tani jem në situatë tjetër, bashkimi bëhet mbi negocimin e atyre që të bashkojnë. Bashkimi duhet të jetë real, vota e 6 marsit tregoi një gjë, që kishte një ndjenjë anti-Bashë, është krizë besimi”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës