Debate mes Berishës dhe Alibeajt në mbledhjen e Grupit Parlamentar
Mëngjesin e kësaj të enjteje ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku është i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha.
Në fillim të kësaj mbledhjeje ka pasur replika mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës. Alibeaj i ka kujtuar Berishës që është përjashtuar nga Grupi Parlamentar, ndërsa Berisha i është përgjigjur se përjashtimi ka qenë anti-statuor.
Replikat:
Enkelejd Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.
Sali Berisha: Z. Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimmarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj autorizoi dje sekretarin e grupit të PD-së, Arbi Agalliun, që të njoftojë deputetët që sot, një orë para seancës plenare, në selinë e Partisë Demokratike të mblidhet Grupi Parlamentar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut