Familjet e pasura mund të paguajnë më shumë për energjinë, paralajmëron Rama
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se familjet e pasura në vend mund të paguajnë më shumë në faturën e energjisë elektrike për një periudhë të përkohshme.
“Kemi vendosur të bëjmë, që nuk do ta rrisim çmimin e energjisë elektrike për asnjë familje shqiptare. Ndërkohë që Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend.
Teksa përmendi krizën energjitike, ai tha se shumë vende në botë po marrin masa për burimet e energjisë.
“Kriza energjitike filloi para se të fillonte lufta. Ishte shumë e qartë që kriza energjetike sponsorizohej nga faktori që sot solli luftën. Është e pamundur t’u fshihesh fakteve, jemi në kushtet ku nuk flitet për çmimet”, tha ai.
Rama shtoi se qeveria nuk do të heqë taksat mbi naftën.
“Derisa të jetë këtu kjo qeveri, ato taksa nuk lëvizin, nuk lëvizin as me fakte alternative të fabrikuara në luftë poltike, nuk lëvizin as me protesta, as me ndonnjë gjë tjetër. Ajo që ka rëndësi për ne është që të mos lëvizë çmimi i energjisë. Ajo që ka rëndësi për ne është që të mos lëvizë çmimi i energjisë”, përfundoi kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet