Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë Shkodër
Bardh Spahia ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si kandidat i Komisionit të Rithemelimit.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Voltana Ademin që ushtroi funksionin e drejtueses së bashkisë më të madhe të Veriut për afro 7 vjet.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast Spahia falenderoi paraardhësen e tij për kontributin në shërbim të shkodranëve.
Ai premtoi se do të shfrytëzojë në maksimum mandatin e tij të shkurtër për të rikthyer vëmendjen nga Shkodra.

“Nga dita e sotme, unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë, nisim së bashku një rrugëtim me synimin t’i shërbejmë sa më mirë Shkodrës e shkodranëve. Përpara se të jemi në këto detyra, para se të jemi përfaqësues të një subjekti të caktuar politik që na ka propozuar a mbështetur, jemi shkodranë. Nëse bashkojmë përpjekjet tona, zërat tonë për Shkodrën, jam i sigurtë se jo vetëm do të dëgjohemi më shumë e më larg, por edhe bashkia jonë do të ketë më shumë vëmendje, investime e zhvillim”, tha Spahia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet