Fëmija autik me ëndrrën për t’u bërë kitarist i njohur
Prej 4 vitesh kitara është pjesë e pandashme për Soirdio Ballën, fëmijë me spektrin autik.
Soirdio dëshiron që në të ardhmen të bëhet kitarist i njohur.
Ndonëse e ka të vështirë të shprehet për pasionet e tij, ai thotë se kalon shumë kohë në kitarë.
Nëna e tij, Mirela, thotë se rritja e një fëmije me spektrin autik nuk është e lehtë dhe ka kosto.
Megjithatë, kur shikon se i biri po ia del në fushën e muzikës, i harron të gjitha.
“Është e vështirë, sakrifica pafund. Por kur kuptuam talentin që ka, harrohen të gjitha”, tha Mirela.
Ajo tha se fillimisht e angazhoi të birin në pikturë, më pas Soirdio iu përkushtua kitarës.
Mirela thotë se Soirdio është një djalë i qetë, me pasione të shumta.
Në këtë rrugëtim që ka nisur, mbështetja më e madhe, pas familjes vjen nga miqtë.
Mes të tjerash, e ëma tha se Soirdio është vlerësuar për talentin e tij.
“Ka marrë pjesë në koncerte të ndryshme, ka marrë edhe certifikata”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:20 Italia do t’i bashkohet iniciativës ‘Pax Silica AI’ të udhëhequr nga SHBA-të pavarësisht tensioneve mes Trump dhe Melonit
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarmin: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje