Balla sulmon Metën: Ka shpërdoruar detyrën, do vendosim një president normal
“Ne do i japim Shqipërisë një president normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta”.
Është kjo deklarata e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në Kongresin e Partisë Socialiste.
“Ligji i ri për presidentin është tashmë i domosdoshëm për të rregulluar funksionin normal të këtij institucioni. Këtu dua t’i kujtoj qeverisë dhe kryeministrit që të mos ta vononi më edhe një ligj, projektligjin për titujt dhe dekoratave”, tha Balla.
Ai nënvizoi se presidenti që po ikën e ka shpërdoruar këtë kompetencë “që edhe ai vetë nuk e di sa tituj dhe dekorata ka dhënë”.
Sipas Ballës kjo problematikë duhet të rregullohet me ligj.
Këtë të shtunë Partia Socialiste po zhvillon Kongresin, i cili nisi me 5 panele të hapura diskutimi, në varësi të sektorëve. Në fillim të Kongresit të socialistëve u këndua himni shqiptar si edhe ai ukrainas.
1007 delegatë marrin pjesë në kongres, teksa priten ndryshime në statutin e PS-së. Një ndër vendimet që pritet të marrë sot Kongresi është ndërprerja e mandatit të kryetarëve të degëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania