Të bashkohen parcelat e tokave që të ketë fitim në bujqësi, thotë eksperti
Eksperti i bujqësisë, Shkëlzen Marku tha se parcelat e tokës duhet të bashkohen, në mënyrë që fermerët të mbjellin në sasi më të mëdha.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Marku u shpreh se është e vështirë që fermerët të kenë fitim, më këtë strukturë toke që ka vendi sot.
“Duhet të nxisim mbjelljen në sipërfaqe të mëdha, pra të kemi bashkim të parcelave. E kemi të vështirë të dalim me fitim me këtë strukturë toke që kemi”, tha Marku.
Sipas tij, në 70% të tokave bujqësore nuk ka konflikt pronësie, ndaj qeveria duhet të angazhojë strukturat për të pajisuar pronarët e tokave me dokumentet përkatëse, pasi kjo mbetet ende një problem.
“Nëse unë nuk kam dokumentet e pronësisë, nuk mund t’ia shes atij që do ta punojë tokën. Në 70% të tokave bujqësore nuk ka konflikt pronësie, ndaj qeveria duhet të angazhojë strukturat për të dhënë dokumentet e pronësisë për të nxitur tregun”, deklaroi ai.
Marku nënvizoi se me këto mekanizma, fermeri mund të ketë më shumë interes për të mbjellë vjeshtën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve