Alibeaj nuk tërhiqet nga ankimi: Vendimi i gjykatës ka shkelur ligjin

16 Prill 2022 | 11:30

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të tërhiqet nga ankimi për vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njohu si të ligjshëm Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Për “Euronews Albania”, Alibeaj u shpreh se ankimi është një e drejtë kushtetuese, e cila kryhet kur një vendim ka shkelur ligjin.

“Unë e kam bërë të qartë, se ka shumë arsye në respekt të shtetit të së drejtës, të së drejtave kushtetuese, që kushdo i cili vlerëson që një vendim i tillë shkel ligjin dhe statutin, të mund të bëjë aktin më minimal, pra të ankohet. Kjo trajektore është e pavarur nga ajo se çfarë propozohet nga deputetët. Ata kërkojnë dhe ofrojnë vullnetin për të bashkuar demokratët në bazë. Ky është synimi final”, tha ai.

Gjatë një konference për mediat, Alibeaj shpalosi platformën për bashkimin e Partisë Demokratike. Kjo plaftormë, sipas Alibeaj, mbështetet nga 32 deputetë pjesë e Grupit Parlamentar, midis të cilëve edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026