Fëmijët ukrainas në Shqipëri vazhdojnë arsimimin

17 Prill 2022 | 19:55

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodimir Shukrov deklaroi sot se të gjithë fëmijët ukrainas në Shqipëri, kanë mundësi të vazhdojnë procesin e arsimimit të tyre sipas sistemit ukrainas.

Shukrovi tha se prej fillimit të luftës është rritur numri i Ukrainasve të cilët largohen në shtete të tjera për një jetë më të mirë, ku Shqipëria u ka dhënë mundësinë e qëndrimit prej një viti.

Sipas ambasadorit, tha se deri tani nuk ka refugjatë, por ukrainas me statusin e mbrojtjes së përkohshme, dhe se mësimet do të bëhen online sipas sistemit ukrainas.

“Pala shqiptare pranon qytetarët ukrainas me solidaritet dhe dëshirë për t’i ndihmuar. Të gjithë fëmijët ukrainas, në Shqipëri, kanë mundësi të vazhdojnë procesin e arsimimit të tyre sipas sistemit ukrainas, ku mësimi do të bëhet online”, tha Shukrov

Ai shprehu mirënjohjen ndaj parlamentit shqiptar për rezolutën e 7 marsit në mbështetje të Ukrainës dhe luftës së saj kundër agresorit rus.

“Bashkia e Tiranës përgatiti bashkë me ne kamionin e parë të madh me ndihma humanitare për Kievin. Kemi pasur disa aktivitete të tjera që janë zhvilluar në Tiranë, ku përgatitëm bashkimin e qytetarëve shqiptarë dhe ukrainas për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj popullit tonë dhe luftën me agresorin rus. Shpresoj se pas mbarimit të luftës do të bëjmë më të mirën që të promovojnë marrëdhëniet tona”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026