Amnesty International: Prova bindëse për ekzekutime dhe tortura në Ukrainë
Amnesty International deklaroi të premten se zotëron prova bindëse se trupat ruse kanë kryer krime lufte, përfshirë ekzekutime të civilëve, që kur nisën pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt.
Civilët, sipas organizatës, pësuan gjithashtu abuzime dhe tortura nga ushtarët rusë, gjatë përpjekjes së tyre të dështuar për të marrë nën kontroll Kievin.
“Me një lëvizje të rrallë dhe historike, Amnesty International denoncoi përdorimin e paligjshëm të forcës nga Rusia si një shkelje të statutit të OKB-së dhe si një akt agresioni, një krim i dënueshëm nga ligji ndërkombëtar”, tha Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e Amnesty International.
Rusia, që e quan pushtimin një “operacion special” për të çarmatosur Ukrainën dhe për ta mbrojtur atë nga prirjet naziste, mohon që forcat e saj të kenë kryer abuzime.
Kievi zyrtar dhe Perëndimi deklarojnë se pretendimet e Moskës janë vetëm një pretekst i rremë për të nisur dhe vazhduar një agresion të paprovokuar.
Vetë autoritetet ukrainase deklarojnë se po hetojnë mbi 9 mijë krime të mundshme lufte të kryera nga trupat ruse, në bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Raporti i Amnesty International është i fundit që dokumenton krimet e supozuara të luftës që u atribuohen forcave ruse kur ato pushtuan një zonë në veri-perëndim të Kievit, përfshirë qytetin e Buçës, ku dyshohet të jenë vrarë mbi 400 civilë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë