Lufta në uzinën Azovstal, trupat ruse avancojnë në lindje

13 Maj 2022 | 09:09

Forcat mbrojtëse në uzinën e çelikut Azovstal kanë publikuar një video ku dëshmohet se luftimet vijojnë  në bastionin e fundit të Ukrainës në qytetin e Mariupol.

Me evakuimin e civilëve, fati i atyre që mbrojnë uzinën mbetet i panjohur. Besohet se në fabrikë janë disa qindra ushtarë ukrainas të plagosur dhe pa furnizime mjekësore.

Autoritetet ukrainase shprehen se ata po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të shpëtuar luftëtarët.

Familjarët kërkojnë zgjidhje urgjente që të afërmit e tyre të shpëtohen të gjallë.

“Ajo që po ndodh nuk është luftë, është një masakër, ka dhunime të çdo konvente. Kanë vrarë  njerëzit që ishin dorëzuar, nuk është luftë kjo çfarë po ndodh” shprehet babai i një prej luftëtarëve”.

Në Lindje të vendit  në shumë qytete po shihet avancimi i trupave ruse.

Qyteti i Bakhmut po bombardohet  dhe shumë prej zonave përreth janë pushtuar tashmë.

Qytetarët  po përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre por ata e dinë se liria është e rrezikuar.

Situata mbetet e zymtë për fëmijët.

Pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme ruse, ukrainasit organizojnë mësime për fëmijët ndërsa shkollat mbeten të mbyllura ose janë shkatërruar.

Por me vështirësitë psikologjike nga lufta dhe aksesin e kufizuar në internet, është një sfidë për nxënësit që të vijojnë marrjen e dijeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024